Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se Kuvendi Komunal miratoi buxhetin e kryeqytetit për vitin 2024 në vlerë prej 123 milionë e 700 mijë eurosh, përcjell InLajmi.
Ndërsa shprehet entuziast, theksoi se ky është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet.
Sipas tij, buxheti i 2024 do të jetë një buxhet i transformimit të Kryeqytetit.
Tutje i par i Komunës së Prishtinës tha se vetëm për investime kapitale janë ndarë 40 milionë e 500.000 euro.
Rama ka shpalosur programin invesues për kryeqytetin sipas planifikimeve buxhetore.
Postimi i plotë i tij
💶🏙️BUXHETI I TRANSFORMIMIT TË KRYEQYTETIT!
Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra,rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar.
Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit.
Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen:
– 🏫Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve
-🏥 Spitali i Prishtinës
– 🚧Ndërtimi i Tunelit “Agim Ramadani”,
– 🛣️Ndërtimi i Unazës Qendër,
– 🎼🎤Salla e Koncerteve,
-⚽️🏀 Salla e madhe multifunksionale,
– Revitalizimi i Tullëtores
🌳🗑️🚌🐑Gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e therrtores për kafshë.
Na priftë e mbara!/InLajmi/