Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona.
Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombaj. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona’’.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.