Në ditën kur edhe fillon viti i ri shkollor, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, sikur ngërthehet nga nostalgjia e të qenit fillorist, derisa ka vizituar një shkollë në Suharekë ka zënë vend në njërën nga bankat e shkollës, përcjell InLajmi.
Ai bashkë me kryetarin e e Suharekës, Bali Muharremi, me vizita në klasa kanë uruar nxënësit për fillimin e rrugëtimit të tyre për të nxënë dije.
Postimi i plotë:
I nderuar me vizitën e z.Ramush Haradinaj i cili gjithmonë e ka vlerësuar komunën tonë. 🙏
Poashtu sot shfrytëzuam rastin që mësimdhënësve dhe nxënësve t’ju urojmë fillimin e vitit të ri shkollor. ✅