Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i prekur thellësisht ka reaguar pas djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Sipas tij, djegia e muzeut është krim ndaj trashëgimisë kulturore dhe se përgjegjësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar.
Ndonëse i prekur me ngjarjen, ministri Çeku shprehet optimist se Muzeiu i Muzikës do të restaurohet dhe do të funksionalizohet shpejtë.
Postimi i plotë i tij:
Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut./InLajmi/