Në muajin shtator pritet të mbahet një takim i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
Lajmin e ka bërë të ditur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Sot në Beograd pata diskutime thelbësore me @predsednikrs @avucic për Takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut” ka shkruar Lajçak në Twiter.
Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, duke folur rreth këtij takimi nuk u shpreh optimist se mund të ketë rezultate pozitive.
Burjani tha se një takim i tillë mund të rikonfirmoj vazhdimin e dialogut që nuk do të ndryshojë esencialisht.
“Jo edhe zhvillime për dalje nga kriza, takimi mund të rikonfirmoj dialogun që nuk ka alternativë, por pak jam optimist se do të ndryshoj esencialisht. Sikur BE-ja dheSHBA-të do të kërkonin pa asnjë kusht njohjen reciproke do ta kuptoja, por të kërkohet themelimi i Asociacionit e pastaj zgjedhjet ne veri që është kerkesë serbe, në anën tjetër zgjedhjet në veri kushtëzohen me mbledhje të nënshkrimeve, edhe kjo komplikon shtensionimin.Ka shume komplikime, paqartesi, ndërmjetesuedit po kercënojnë për vendosje të sanksioneve për palët. Pra nuk jam optimist për ndonjë zgjidhje perfunfimtare ku palet e fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit” tha Burjani për “Gazeta Blic”
Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua në maj, kur në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, kryetarët shqiptarë e morën pushtetin, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.
Ata i kundërshtuan serbët lokalë, të cilët i bojkotuan zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.
Disa javë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dilaogun Kosovës-Serbi-Miroslav Lajçak u dakoorduan për deeskalimin e situatës në veri.
Pjesë e dakoordimit ishte një marrëveshje me katër pika ku përfshihej edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në veri.





















