Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria Kurti nuk dijë ta shpenzojë paranë publike, duke përmendur rastin e tenderit për kompensimin e të hollave për blerjen e librave.
Ai, ka deklaruar se katër milionë euro ka qenë oferta e më hershme për librat shkollore në tenderin e kaluar, ndërkaq në këtë të tanishmin është gjashtë milionë euro për librat e njëjtë.
“Efekti i populizmit me librat shkollore: Dëmtim i buxhetit, se paku për 2 milionë euro më shumë. Kjo i bie si me i vjedh, 2 milionë nga taksat tona. Komplikim i gjërave, për secilën familje që ka fëmijë në shkolla”, shkruan Lajmi.net
“Një arsye më shumë, për të demonizuar ndonjë biznes që paguan taksa. Të dëmshëm, amatera, keqpërdorues të parasë publike”, ka shkruar Rukiqi.