Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar, shokun, policin e Njësisë Speciale ROSU, Triumf Riza i cili u vra më 30 gusht të vitit 2007, përcjell InLajmi.
Ai ndërsa lartësoi figurën e tij, theksoi se karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën.
Tutja tha kreu i PDK-së se ishin këto virtytet që e bënë Triumfin të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, në luftën kundër krimit të organizuar në vend”.
Krasniqi, ndërkohë përshkroi pak momente se si ndodhi ngjarja 16 vite më parë ku edhe u vra Triumfi.
“Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur. Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur!”, është shprehur lideri Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
16 vjet pa Triumfin!
Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore – e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë.
Pikërisht këto virtyte, bënë që Triumfi të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, si një nga policët më të shkathët të gjeneratave të hershme, në luftën kundër krimit të organizuar në vend.
Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur.
Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur!/InLajmi/