Mësohet se poetja shqiptare, Irma Kurti, është vlerësuar me çmimin e 3-të në “Zheng Nian Cup Literature Festival” në Kinë.
Vlen të theksohet se Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese.
Poezitë e saj kanë fituar çmime letrare në Itali, Zvicër, SHBA, Filipine, Shqipëri, Liban dhe Kinë.
Ka botuar 26 libra në gjuhën shqipe, 22 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjish, shkruan albinfo.ch.. Ka përkthyer 16 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht