Kombëtarja e Zvicrës të mërkurën ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit.
Helvetët të cilët kryesojnë grupin I me 10 pikë, me 9 shtator do të përballen me Kosovën në Prishtinë, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Në listën e Zvicrës janë përfshirë 4 shqiptarë të cilët do të zbresin në ‘Fadil Vokrri’, shkruan Rtk.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Uran Bislimi dhe Ardon Jashari, janë shqiptarët që do të sfidojnë ‘Dardanët’, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe një atmosferë fantastike pasi që tashmë janë shitur të gjitha biletat për duelin Kosovë-Zvicër.