Ministrja e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka zhvilluar takim me drejtorët komunal të drejtorive të arsimit. Nagavci ka shkruar se ka njoftuar drejtorët e arsimit se prindërit që kanë aplikuar, pritet që mjetet t’iu deponohen para 1 shtatorit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në mbledhjen me drejtorët komunal të arsimit
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka zhvilluar takim me drejtorët komunal të drejtorive të arsimit.
Ajo përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka shkruar se deri më tash kanë aplikuar 80.000 prindër dhe ka njoftuar drejtorët komunal se mjetet pritet t’iu deponohen nëpër llogari para 1 shtatorit.
” Deri tani në portalin e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator”, ka shkruar Nagavci.
Disa prindër kanë hasur në probleme për aplikim, për fëmijët e tyre që mbushin 6 vjet pas 1 shtatorit e për këtë Nagavci thotë se po kujdesen ekipet mobile.
“Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, i sigurova se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile”, ka thënë Nagavci.