Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur për koalicionin LVV-LDK.
Përmes një konference për media pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj nuk ka dashur të komentojë përsëri stagnimin e marrëveshjes qeverisëse LDK-LVV, ku tha se asnjëra prej partive nuk i kanë bërë ftesë AAK-së ëpr të bërë qeverinë, shkruan InLajmi.
Sipas tij, përgjegjësinë për krijimin e qeverisë së re e ka vetëm partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.
“Të them të drejtën nuk na ka kontaktuar askush prej Vetëvendosjes në radhë të parë. Nuk e di çka është duke ndodhur sepse po ka shumë informata. Meqë zoti Kurti është përgjegjës t’ia japë Kosovës institucionet ne nuk mund të takohemi as me Vetëvendosjen e as me LDK-në sepse kjo i takon partisë fituese. Nuk e di kush duhet të lëshojë pe prej tyre por nuk mundet i dyti ta krijojë qeverinë, qeverinë e krijon vetëm i pari”, ka thënë Haradinaj./InLajmi/