Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti që po qëndron në samitin e Bledit në Slloveni ka takuar emisarin britanik për Ballkanin Perendimor, Lord Peach, përcjell InLajmi.
Ata kanë diskutuar për tema të ndryshme politike, ndërkaq kryeministri Kurti e ka njoftuar emisarin për mbarëvajtjen e implemtimit të marrëveshjes së korrikut që u arrit në Bratislavë.
Ai e ka ka falënderuar lordin që shteti ishullor vazhdimisht mbështet Kosovën.
Kryeministri Kurti u takua me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach
Takimin e radhës përgjatë Forumit të Bledit për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti e zhvilloi me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Ata diskutuan për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe situatën në 4 komunat në veri të vendit.
Kryeministri Kurti gjithashtu njoftoi edhe mbi mbarëvajtjen e zbatimit të marrëveshjes së Bratisllavës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me de-eskalimin e plotë të situatës në veri të vendit.
Kryeministri tha se kanë kaluar 2 muaj prej incidentit të fundit në këto 4 komuna, dhe prej atëherë nuk ka pasur protesta të dhunshme, është shtuar numri i punëtorëve në ndërtesat komunale e është ulur proporcionalisht prezenca e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale. Kemi një situatë të de-eskaluar kjo falë bashkëpunimit të qytetarëve nga komuniteti Serb dhe veprimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës. E rëndësishme është tani të jemi vigjlent ndaj ri-eskalimit që mund të vijë nga deklaratat dhe veprimet e liderëve shtetëror serb.
Ky ishte takimi i 5-të i kryeministrit Kurti me Lord Peach këtë vit. Kryeministri Kurti e falënderoi Lord peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar./InLajmi/