3 turiste nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Golemit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, ku mësohet se menjëherë atyre i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Të trija janë dërguar në spital, por 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë, shkruan A2CNN
Më konkretisht, referuar njoftimit zyrtar të policisë së shtetit thuhet se shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.