Personi i dyshuar për vrasjen në kafiterinë në Klinë, 48-vjeçari Tush Frroku është dorëzuar në Polici.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë Shkodran Nikçi.
“Tush Frroku gjendet në stacion policor, i njëjti do të ndalohet fillimisht me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, ndërkaq brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesen e paraburgimit ndaj tij për vepren “vrasje e rëndë”, deklaroi Nikçi.
Kujtojmë se vrasja në lokalin në Klinë ndodhi më 7 gusht, ku mbeti i vdekur një person.
Frroku kishte ikur nga vendi i ngjarjes, e për kapjen e tij Policia kishte aktivizuar edhe dronë, shkruan Reporteri.
Ai ishte dënuar edhe më herët nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Klinë, për veprën penale “Ndryshim i njehësorit të shërbimeve” dhe tri vepra penale “Vjedhje e rëndë.