Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka pritur sot në zyrën e tij, kryetarin e degës së PDK-së në Itali Patriot Krasniqin, së bashku me ekipin e tij, përcjell InLajmi.
Krasniqi u shpreh i lumtur me angazhimin dhe entuziasmin, jo vetëm të Patriotit, por të të gjithë anëtarëve të Degës së PDK-së në Itali, të cilët me vullnet e vetëmohim po punojnë ditë e natë për të rikthyer PDK-në aty ku e ka vendin.
Tutje ai tha se mërgata ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetj më e madhe për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Partia Demokratike e Kosovës po rritet dhe fuqizohet shpejt në mërgatë. Patriot Krasniqi, Kryetar i Degës së PDK-së në Itali, së bashku me ekipin e tij, më njoftuan sot për punën e madhe që është bërë gjatë kësaj periudhe atje.
Jam shumë i lumtur me angazhimin dhe entuziasmin, jo vetëm të Patriotit, por të të gjithë anëtarëve të Degës së PDK-së në Itali, të cilët me vullnet e vetëmohim po punojnë ditë e natë për të rikthyer PDK-në aty ku e ka vendin.
Mërgata ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën. E, me PDK-në në qeverisje, Kosova do të jetë mbështetja më e madhe për mërgatën tonë, kudo që ata jetojnë!/InLajmi/