Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Burim Ramadani, thotë se kërcënuesit e paqes në Ballkanin Perëndimor do të ndëshkohen dhe se Vulin do të ndëshkohet, përcjell InLajmi.
Ramadani tha se Vulin dëshmoi edhe njëherë jo vetëm orientimin pro-rus, por edhe synimin dhe punën e tij të vazhdueshme për të rrezikuar rajonin.
Tutje ai tha se ai sot edhe më tutje nuk është shkarkuar nga detyra, megjithëse nuk ka zgjidhje tjetër përpos shkarkimit!
Postimi i plotë i tij:
Rrezikuesit Ballkanit do të ndëshkohen një nga një! Vulin të shkarkohet!
Kur Aleksandar Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Milorad Dodik i Bonje e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut.
Pra, mesazhi ishte drejt rrezikimit të Ballkanit si rajon.
Ivica Daciq, ministri i Jashtëm i Serbisë, ishte po ashtu aty.
Si Shef i Shërbimit Inteligjent të Serbisë, Aleksandar Vulin dëshmoi edhe njëherë jo vetëm orientimin pro-rus, por edhe synimin dhe punën e tij të vazhdueshme për të rrezikuar rajonin.
Më 25 maj 2023 u mbajt Konferenca e Sigurisë në Moskë, ndërsa më 11 korrik 2023 Vulin u fut në Listën e Zezë të SHBA-së.
Ai sot edhe më tutje nuk është shkarkuar nga detyra, megjithëse nuk ka zgjidhje tjetër përpos shkarkimit!
Porse, mesazhi është i qartë:
Rrezikuesit e sigurisë në Ballkan do të ndëshkohen një nga një! /InLajmi/