Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi gjatë raportimit të tij nga protesta në Prizren, përcjell InLajmi
Konjufca tha se pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranueshme.
Konjufca foli edhe për rolin e medias, ndërsa i bëri thirrje organeve të rendit që të hetojnë rastin.
Postimi i plotë i tij:
Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme. Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri.
Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike.
Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse. /InLajmi/