• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 19 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

BE kërkon nga Kosova veprime shtesë për shtensionim të situatës në veri

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
11 August 2023
në KRYESORE
0 0
0
BE kërkon nga Kosova veprime shtesë për shtensionim të situatës në veri
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

BE reagon duke i cilësuar hapat e marra nga qeveria për veriun e Kosovës si zhvillim në drejtimin e duhur, por sipas saj, duhen hapa shtesë. Ndërkohë kryeministri Kurti kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian kërkon nga Qeveria e Kosovës veprime shtesë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Por BE është e gatshme të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, nëse ajo nuk ndërmerr veprime të kërkuara nga unioni. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të enjten në Bruksel, se masat ndëshkuese të vëna ndaj Kosovës janë masa të kthyeshme dhe kjo varet nga mënyra se si Prishtina por edhe Beogradi i qasen shtensionimit të situatës dhe kthimit në proces normal të dialogut.

“Ajo që kemi bërë më së fundi në dritën e tensioneve që ndodhën në veri, është vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë diçka të tillë ne do të vendosim masat e nevojshme edhe kundër Serbisë, gjithnjë, nëse vendet anëtare të bllokut vlerësojnë se në kushtet dhe kontekstin aktual të krizës së fundit, Serbia nuk po bën asgjë për të ulur tensionet”, tha zëdhënësi Stano.

Më 10 korrik pas një dakordimi që u arrit në Bratislavë ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, policia e Kosovës uli me 50% praninë e saj në objektet e komunave në veri të Kosovës. Prandaj kryeministri Albin Kurti, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i heqë masat, siç i quajti ai, “të padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës”, ndërsa, përsëriti se “qeveria është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit”.”Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropianë sa më parë ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese ndaj saj”, deklaroi kryeministri Kurti.

Pesë ditë më parë ndërkaq, diplomatë evropianë dhe amerikanë, përkatësisht dhjetë kryetarë të komisioneve për marrëdhënie me jashtë dhe 56 deputetë, në një letër derguar shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel dhe Sekretarit amrikan të shtetit Antony Blinken, kërkuan diplomaci parandaluese, baraspeshë dhe mospërsëritje të gabimeve të së kaluarës. Ata në letër theksuan mungesën e presionit ndaj Serbisë, pas tensioneve në veri të Kosovës.

Lidhur me letrën e kaq shumë politikanëve u shpreh edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “politikën e jashtme të Bashkimit Evropian e përcaktojnë vendet anëtare të tij”. “Sa i takon kësaj çështje të ngritur nga 56 nënshkrues, parlamentarë nga disa vende anëtare dhe disa vende të treta, është se politikat e Bashkimit Evropian vendosen njëzëri nga 27 vendet anëtare, siç është e përcaktuar dhe siç kërkohet nga vet qeveritë e tyre. Pra, kemi mijëra e mijëra parlamentarë në Bashkimin Evropian, kështu që pozicioni dhe veprimet e Bashkimit Evropian rreth politikës së jashtme përcaktohen unanimisht nga vendimet e 27 qeverive të bllokut”, tha zëdhënësi Stano.

Qeveria e Kosovës ka nisur punën për hartimin e një udhëzimi administrativ që do të mundësonte përmes një peticioni, shkarkimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Leposaviҫ, Zubin Potok, Zveҫan dhe Mitrovicë e Veriut. Kryeministri Albin Kurti, thotë se mënyra më e mirë për thirrje për zgjedhje të reja në veri është përmes ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili u mundëson qytetarëve të komunave përkatëse t’i shkarkojnë kryetarët e tyre përmes peticionit. “Jemi të hapur për zgjedhje të reja përmes nenit 72 të ligjit për vëtëqeverisje lokale. Është krijuar edhe një grup punues që do të bëjë rregullimin e çështjeve teknike administrative të dispozitave të këtij neni dhe këtij ligji dhe tash e presim punën e tyre”, thotë kryeministri Kurti, shkruan DW.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, janë kërkuar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar si një nga kushtet kryesore për shtensionim të situatës në veri. Sa kohë ato nuk zhvillohen Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë masat ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Tags: BEKosovaSerbia
Postimi i mëparshëm

Arrestohen 5 persona dhe iniciohen rastet “kontrabandim me mallra” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”

Postimi tjetër

Nagavci flet për parregullsitë në pranimin e stafit akademik në UP

Të ngjajshme Postime

OVL-UÇK falënderon James Rubin për dëshminë në Hagë
KRYESORE

OVL-UÇK falënderon James Rubin për dëshminë në Hagë

15 September 2025
Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në
KRYESORE

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

14 September 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Postimi tjetër
Nagavci flet për parregullsitë në pranimin e stafit akademik në UP

Nagavci flet për parregullsitë në pranimin e stafit akademik në UP

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

16 September 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë

16 September 2025
Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

16 September 2025
Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

16 September 2025
Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

16 September 2025
Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

15 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu