Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, tha se në rastin e Kosovës dhe Serbisë, duhet që të 2 palët t`i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara dhe të zotuara.
Pasi që pritet të largohet vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe, deputeti Haliti, tha se duhet që të 2 palët ti zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara.
“Në rastin e Kosovës me Serbinë të 2 palët duhet ti zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara dhe të zotuara” , u shpreh ai për Gazeta Blic
Tutje ai tha se europianizimi i Kosovës, nënkupton lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe hapjen e kufijve.
“Europianizimi i Kosovës, nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave, konkurrencën në tregje si dhe hapjen e kufijve”.