• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Shqetësuese, 3 vrasje me armë zjarri brenda pak ditëve të gushtit në Kosovë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
11 August 2023
në Kosovë
0 0
0
Shqetësuese, 3 vrasje me armë zjarri brenda pak ditëve të gushtit në Kosovë
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

3 vrasje, të shkaktuara gjatë përleshjeve me armë zjarri, kanë ndodhur brenda pak ditëve të gushtit, në territorin e Kosovës.

Këto incidente të armatosura shihen si shqetësuese nga ekspertë të sigurisë, pasi, sipas tyre, siguria publike po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme.

Vrasja e fundit ka ndodhur të enjten, në komunën e Skenderajt, në qendër të Kosovës. Në një kafene, në fshatin Runik, një 39-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur.

3 ditë më parë, më 7 gusht, në një lokal në qytetin e Klinës, në pjesën perëndimore të Kosovës, me armë zjarri u vra një person rreth të 50-tave.

Kurse, më 4 gusht, në një kafene në qendër të Prishtinës, një person u vra dhe 17 persona të tjerë u plagosën gjatë një përleshjeje me armë zjarri.

Nga janari deri në korrikun e 2023-ës kanë ndodhur 14 vrasje, prej të cilave dy nga pakujdesia, sipas autoriteteve të rendit në Kosovë. Ndërkaq, në vitin 2022 janë regjistruar 21 vrasje, dy prej të cilave janë shkaktuar, po ashtu, nga pakujdesia.

Armët pa leje, shqetësuese

Numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve në Kosovë paraqet problem për sigurinë publike, thotë profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami.

Ai thekson se shqetësues është sidomos fakti se ditëve të fundit vrasjet kanë ndodhur në lokale që frekuentohen nga qytetarët.

“Kur persona të paautorizuar, me armë ilegale, hyjnë pa problem në lokal, pronarët e lokaleve duhet të jenë të kujdesshëm, ose të përdorin mekanizma që identifikojnë armët, në mënyrë që të ndalohen dhe të lajmërohem këta persona”, shprehet Islami.

Islami konsideron që autoritetet e sigurisë duhet të shtojnë veprimet e tyre, për të larguar armët pa leje nga duart e qytetarëve. Në këtë mënyrë, sipas tij, mund të rritet niveli i ruajtjes së qetësisë publike.

“Armët e gjata, ose armët luftarake, është dashur moti të dorëzohen. Ndërkaq, për armët e vogla është dashur të bëhet një vetëdijesim nga ana e shtetit, në mënyrë që qytetarët që posedojmë armë, të pajisen me leje. Po ashtu, të vetëdijesohen, që arma e lejuar për shtëpi të mos lejohet të bartet jashtë saj”, vlerëson ai.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë shifër rreth numrit të armëve pa leje në duart e civilëve.

Por, një hulumtim i vitit 2015, i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, tregon se janë 250.000 armë ilegale në pronësi të qytetarëve.

Mbi 600 armë ilegale të konfiskuara për 7 muaj

Institucionet e sigurisë në Kosovë prej vitesh realizojnë projekte, fushata të ndërgjegjësimit dhe plane operative, që ndërlidhen me parandalimin dhe konfiskimin e armëve ilegale, thonë nga Policia e Kosovës.

Gjatë një viti, sipas PK-së, konfiskohen deri në 1.500 armë të ndryshme ilegale dhe deri 40.000 municione të kalibrave të ndryshëm.

Vetëm nga janari deri në korrikun e sivjetmë, Policia e Kosovës pohon se ka konfiskuar 636 armë zjarri ilegale, kurse vitin e kaluar 1.437 sosh.

Për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, forcat e rendit nga 8 gushti kanë filluar zbatimin e një plani operativ, të quajtur “Goditja”.

Gjatë këtij plani, thuhet në një komunikatë, do të ketë kontrolle të shtuara policore ndaj personave dhe ndaj automjeteve, me qëllim të gjetjes dhe të konfiskimit të armëve dhe të mjeteve tjera të rrezikshme për jetën.

Plani parasheh, po ashtu, rritjen e numrit të patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë kafene dhe bare nate.

Kryeqyteti do Polici të veten

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është qyteti më i frekuentuar nga qytetarët, ndërsa ka numrin më të madh të lokaleve.

Për këtë arsye, zyrtarë të Komunës së Prishtinës po e konsiderojnë nevojë urgjente krijimin e policisë së veçantë për kryeqytetin.

Drejtori për siguri dhe emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, thotë se krijimi i kësaj policie do të parandalonte krimet eventuale, dhe do të rriste nivelin e sigurisë publike në kryeqendrën kosovare.

Krijimi i policisë së kryeqytetit parashihet edhe me Ligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2018.

Sipas këtij ligji, Policia e Kosovës duhet të themelojë Drejtorinë e Policisë për Kryeqytetin, e cila do të ketë kompetencë vetëm në territorin e kryeqytetit, Prishtinë.

Ligji parasheh që kryetari i kryeqytetit, pas aprovimit nga Kuvendi i kryeqytetit, t’i propozojë drejtorit të përgjithshëm të Policisë së paku dy kandidatë për drejtor të Drejtorisë së Policisë për Kryeqytetin.

Propozimi i 2 emrave për drejtor, sipas Fushticës, pritet të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të kryeqytetit.

Data e mbledhjes ende nuk dihet, për shkak se asamblistët komunalë gjenden në pushim.

“Këta policë do të jenë prezentë në të gjitha pikat, në të gjitha fushat e veprimtarisë, realisht do të kemi mundësi të zbatojmë edhe planin e veprimit, ‘Policimi në bashkësi’, që është një prej shtyllave kryesore të policive moderne” , thotë Fushtica për REL-in.

Plani “Policimi në bashkësi” parasheh që qytetarët të kenë mundësinë t’i njohin policët që patrullojnë lagjet e tyre dhe të komunikojë me ta rreth shqetësimeve dhe brengave që kanë.

Paralajmërimi i hershëm i qytetarëve, sipas Fushticës, mund të kontribuojë në lagje më të sigurta dhe në një kulturë të përgjithshme siguri.

Tags: Armë zjarriPolicia e KosovësVdekje
Postimi i mëparshëm

Roli i Microsoft në shkeljen e të dhënave bëhet pjesë e hetimit kibernetik në SHBA

Postimi tjetër

Rohde: Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman

Të ngjajshme Postime

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato
Kosovë

Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

25 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur
Kosovë

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë
Kosovë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht
Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
Postimi tjetër
Rohde: Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman

Rohde: Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu