Në Kosovë pritet të kemi mot relativisht të freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme të cilat nuk do të lejojnë rritjen e temperaturave.
Po ashtu priten erëra të freskëta nga veriu dhe në ndonjë rajon mund të paraqitet ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell e në disa zona me vranësira të shpeshta kalimtare.
Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Më ngrohtë do të jetë si zakonisht në zonat mesdhetare e më freskët në zonat kontinentale e sidomos në viset kodrinore-malore, shkruan Meteo
Nga e shtuna na pret mot më stabil, me intervale më të gjata kohore me diell. Temperaturat shënojnë rritje graduale. Rritja e temperaturave ditore do të ndjehet sidomos nga e diela e tutje.