• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kica-Xhelili e LDK-së: Kjo Qeveri nuk e ka të qartë si funksionon drejtësia

V E nga V E
9 August 2023
në KRYESORE
0 0
0
Kica-Xhelili e LDK-së: Kjo Qeveri nuk e ka të qartë si funksionon drejtësia
0
SHPERNDARJE
71
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka të qartë se si funksionon sistemi i drejtësisë, përcjell InLajmi.

Deputetja Xhelili tha se deklarimi i sotëm i kryeministrit Kurti lidhur me sistemin e drejtësisë dhe Vetingun e konfirmon atë e ka thënë ajo tash e një kohë.

Ajo tha se I ka 2 arsye që sipas saj ka ngecje dhe nuk ka përparim sa I përket kësaj situate, njëra është procesi I Vetingut dhe e 2-ta është se me “amputimin” që iu bë Vetingut, sot është vështirë që ky proces të quhet më i tillë, sepse mashtron qytetarët në idenë që kur flasim sot për Veting

Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Kyeministër Kurti – për hir të viktimave e të lënduarve nga sistemi i drejtësisë keqas, para jush fshehtas e me ju haptas, kur flisni për VETINGUN, tregoni si JU e hodhët në baltë.

Deklarimi i sotëm i kryeministrit Kurti lidhur me sistemin e drejtësisë dhe Vetingun e konfirmon atë që po e them tashmë një kohë të gjatë.

Kjo Qeveri nuk e ka të qartë as si funksionon drejtësia, as nuk e ka për qëllim reformimin demokratik të saj.

Këtë po e them veçanërisht për dy arsye:

Arsya e parë: Procesi i Vetingut ka qenë nismë e kahmotshme politike që nuk u jetësua kurrë, e që thënë të vërtetën, as nuk u pat inicuar nga VV por Ldk, e u kapitalizua më pas si nismë e VV-së. Sot ka pak rëndësi kush e inicoi. Rëndësi ka kush e dështoi si ide fillestare, dhe përgjegjësia këtu bie mbi Qeverinë e sotme.

Vetingu ka qenë (dhe vazhdon të jetë për aq sa ka kapacitet) një ndër prioritetet e mia profesionale politike. Përgjatë vitit të parë si deputete, kam insistuar me gjithë qenien (dhe për këtë kam dëshmi), që Vetingu të inicohej si reformë e parë, t’i ipej prioritet, e vetëm pas konfirmimit që i kemi forcuar themelet e fuqishme Vetingut, të vazhdohej me nismat tjera. Shkurt e shqip, ta vendosnim gurin para rërës.

Nuk u pajtuan me mua. Nuk konsideruan që Vetingu të jetë prioritet mbi prioritetet.

Çka bënë në vend të kësaj? Vendosën që t’i nisin tre reforma paralele: Ristrukturimin e Këshillit Prokurorial – të parin; Vetingun e Byronë më pas, gati në të njëjtën kohë. Që të trija, gati si kallëp, ja dërguan Komisionit të Venecias për shqyrtim.

Tash – kushdo që e kupton si funksionon drejtësia, dhe me këtë Komisioni i Venecias, e kupton që interpretimi i ligjeve dhe nismave nuk bëhet strikt literalisht si krahasim i përputshmërisë me Konventat dhe praktikën ndërkombëtare, por e përmban edhe segmentin e analizës së proporcionalitetit: që i bie, merr parasysh edhe kontekstin shoqëror të vendit që e inicon nismën, qëllimin mbi mjetet.

Si rezultat, kur këto tre nisma gati paralelisht, i shkuan Venecias për konfirmim, dhe e para KPK-ja, Venecia në analizën e saj proporcionale nuk e aprovoi asnjërën nismë si tërësi. E nisma që u “amputua” më së shumti, ishte Vetingu.

Kush do, mund të gjej pretekst se kjo është supozim e jo fakt, por kush do të jetë objektiv dhe e kupton si funksionojnë këto gjëra, e kupton që si probabilitet, gjasat e këtij konstatimi janë maksimale.

Për ta përmbledhur, duke mos e prioritizuar Vetingun për rëndësinë që kishte, e rrezikuan deri në dështim. Dhe pse është dështim, e sqaroj te arsya e dytë.

Arsya e dytë: Me “amputimin” që iu bë Vetingut, sot është vështirë që ky proces të quhet më i tillë, sepse mashtron qytetarët në idenë që kur flasim sot për Veting, flasim për Vetingun e fjalëve të fushatës 2021. E vërteta është dhimbshëm tjetër. Vetingu sot nuk është as 5% i idesë fillestare. Vetingu për të cilin flasin sot nuk është gjithpërfshirës por do t’i përfshijë vetëm këshillat (rreth 30 veta), dhe nuk e analizon aspak performancën. PERFORMANCA RA!

Këtu e kam sidomos problemin me deklarimin e kryeministrit Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ai fliste për lëndët që kthehen në rigjykim, recedivizmin, e si zgjidhje e përmendi Vetingun (e këshillave).

Si, kryeministër? Si saktësisht, analizoma të lutem, vetimi i limituar te anëtarët e këshillave, do të ndikoj që lëndët të mos kthehen më njësoj në rigjykim? Si? Si do të guxojnë sipas jush, më pas, anëtarët e këshillave të ndërhyjnë në kapacitetin diskrecional të gjyqtarëve të apelit në vendosjen rreth kthimit në rigjykim apo vendosjes vet për ato lëndë? Si, kur performancën tanimë e eliminuat, pikërisht të atyre gjyqtarëve e prokurorëve? Dhe më besoni, dhimbja më e madhe përtej qytetarëve vlen për ata gjyqtarë e prokurorë të denjë që ju i nëpërkëmbni e që janë paguesit kryesor të mosbesimit në drejtësi për faj të kolegëve të tyre.

Andaj, si, kryeministër?

Si do ta konfirmosh se disi filtrimi i anëtarëve të këshillave – pa ASNJË analizë të performancës sikurse e synonte Vetingu fillestar që NUK po bëhet shkaku juaj – disi do të ndikojë cilësinë dhe efikasitetin e lëndëve?

Unë jam në grup punues për Veting, dhe ne po merremi me MBETJE të procesit. Literalisht, MBETJE. Po mundohemi të nxjerrim diçka nga asgjëja e mbetur. Nga asgjëja që e sollët ju, sepse nuk ishte e tillë.

Andaj, të lutem, ma sqaro, a e ke idenë çka i keni bërë këtij procesi?

A e ke idenë që e keni djegur këtë kartë aq keq sa nuk di nëse do të ishte e mundur ta digjnit aq keq edhe po ta planifikonit?

Me çfarë të drejte sot përmend emra viktimash e emra kriminelësh kur PERSONALISHT dhe si GRUP, e dorëzuat Vetingun për hir të prioriteteve tjera që ju kishit? Që të kapnit vet KPK-në, e vet kryeprokurorin.

Vetingu për ju ishte i rëndësishëm vetëm në fushatë. Në pushtet, Vetingun ia dorëzuar lakmisë për të kapur drejtësinë haptas. Nuk dalloni asgjë nga individë në të kaluarën që pushteti ia verbëroi idealin për drejtësi. Absolutisht asgjë! Por, keni përgjegjësi për shpresën që e falët dhe e nëpërkëmbët në brutalitet. Keni përgjegjësi për lëndimin sistematik e të përditshëm të demokracisë tonë. Kaq bëtë ju!/InLajmi/

 

Tags: Albin KurtiDorasa Kica-XheliliVetingu
Postimi i mëparshëm

BE e konfirmon letrën e deputetëve evropianë dhe amerikanë për Josep Borrellin

Postimi tjetër

Vdes ish-rektori i Universitetit të Prishtinës Zenel Kelmendi

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Vdes ish-rektori i Universitetit të Prishtinës Zenel Kelmendi

Vdes ish-rektori i Universitetit të Prishtinës Zenel Kelmendi

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu