Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci,pas mbledhjes së Qeverisë, para gazaterëve tha se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket mbjellës së gruritMadje sipas tij, në bazë të të dhënave të para, vendi ka mundësi që të mbulohen 70% e nevojave me grurë, raporton InLajmi.
Peci ka garantuar se cilësia e grurit është e mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Pothuajse se sezoni i korrjeve-shirjeve ka përfunduar jemi në fazën finale të raporti në nivel komunal. Kosova këtë vit ka shënuar rekord në të mbjella e sidomos me grurë”.
“… Rendimente janë diku 4 tonë për hektarë. Kemi 70% të mbulueshmërisë të tregut. Nuk ka vend për shqetësim, tash kemi edhe një stabilizim edhe në tregjet ndërkombëtare”, tha ai. /InLajmi/