Anëtari i NISMA-s së, Haxhi Hoti do të kthehet sërish në paraburgim për kërcënimin publik që bëri në llogarinë e tij në Facebook, ndaj kandidatit për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gjykata e Apelit ka vendosur sot që ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, të kthehet në paraburgim.
Këtë masë të sigurisë, Apeli e ka zëvendësuar me 30 ditë paraburgim për Hotin, duke ia llogaritur atij si masë arresti që nga data e arrestimit, shkruan Gazeta Express.
Ndryshimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

















