2 deputetet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi, e kanë hequr shiritin kufizues të vendosur në hapësirat ku qëndrojnë kameramanët në sallën e Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi
Të enjten Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie. Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat
Shtyrja prapa e ekipeve, kufizon pamjen e plotë të sallës së seancave. Për veprimin e njëjtë gjatë ditës së djeshme, gazetarët bojkotuan seancën. /InLajmi/