Komuna e Ferizajt këtë të mërkurë ka mbajtur dëgjim publik me personelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrave të Mjekësisë Familjarë, të cilët patën kërkesa të shumta, përcjell InLajmi.
Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, ka thënë se këtë takim e ka thirrur për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat, por edhe problemet më të cilat ballafaqohen stafi shëndetësor i komunës së Ferizajt.
Zyrtarët shëndetësore kanë kërkuar që të kenë një infrastrukturë më të mirë në qendrat e mjekësisë familjare, por që të shtohet edhe numri i punonjësve shëndetësor.
Në fund të këtij takimi u tha se të gjitha kërkesat do të trajtohen me prioritete nga ana e pushtetit lokal dhe të inkorporohen në projektbuxhetin e vitit 2024 për realizimin e tyre.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Ferizajt:
Personeli shëndetësor, pati kërkesa të shumta në dëgjimin e sotëm publik
Gjatë ditës së sotme është mbajtur dëgjimi publik me personelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrave të Mjekësisë Familjarë në Ferizaj.
Në këtë takim nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, ka thënë se këtë takim e ka thirrur për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat, por edhe problemet më të cilat ballafaqohen stafi shëndetësor i komunës së Ferizajt.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini.
Në këtë takim zyrtarët shëndetësore kanë kërkuar që të kenë një infrastrukturë më të mirë në qendrat e mjekësisë familjare, por që të shtohet edhe numri i punonjësve shëndetësor.
Në fund të këtij takimi u tha se të gjitha kërkesat do të trajtohen me prioritete nga ana e pushtetit lokal dhe të inkorporohen në projektbuxhetin e vitit 2024 për realizimin e tyre/InLajmi/