Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi këtë të mërkurë ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 12 vjetorin e vrasjes së tij, përcjell InLajmi
Krasniqi u shpreh se me të drejtë, Zymberi është hero i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do kujtohet ndër breza, si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit.
Ai shtoi se në këtë Ditë Memoriale, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e Heroit tonë Enver Zymberi
Postimi i plotë i tij:
12 vjet më parë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, Enver Zymberi sakrifikoi edhe jetën e tij.
Me të drejtë, sot ai është Heroi i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do kujtohet ndër breza – si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit.
Enver Zymberi nuk ishte aksidentalisht polic. Për të, uniforma e policisë ishte vetëm mënyra e tij për t’i shërbyer Kosovës me nder e krenari – gjë të cilën e bëri deri në frymën e fundit.
Andaj, sot, në këtë Ditë Memoriale, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e Heroit tonë Enver Zymberi dhe të gjithë Policëve të Rënë në Detyrë.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/