45 policë të komunitetit serb kanë tashmë kanë filluar punën në stacionet policore në 4 komunat me shumicë serbe, por ndaj tyre po bëhet fushatë frikësimi përmes rrjeteve sociale, përcjell InLajmi.
Ndaj kësaj fushate frikësuese ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cila tha se kjo fushatë frikësimi është shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë dhe se këta policë meritojnë mbështetje.
Sipas tij mbështetja e policëve duhet të jetë nga të gjithë me theks nga komunat dhe qytetarët ku ata tashmë janë angazhuar.
Postimi i plotë i tij:
Plotësisht dakord. Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga 🇽🇰komunitetet e pakicës boshnjake, rome, serbe dhe turke meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar./InLajmi/