Shqiptarët zyrtarisht përbëjnë komunitetin e 4 më të madh, të huaj, në Zvicër, pas gjermanëve, italianëve dhe portugezëve, shrkuan albinfo.ch. Por, në kantonet gjermane të vendit ata zënë vendin e tretë dhe në ndonjërin prej tyre, madje edhe vendin e 2
Nga ana tjetër, dihet se kur themi komunitet shqiptar, ne i mendojmë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga shteti prej të cilit vijnë dhe pavarësisht nëse ata kanë marrë tashmë shtetësinë zvicerane. Në këtë vështrim, sigurisht që vendi i shqiptarëve në listë do të ishte më i lartë. Por, statistikat zvicerane e shohin këtë ndryshe. Ato bëjnë radhitjen e të huajve sipas shtetësisë së tyre. Prandaj, është e vështirë të konstatohet numri i shqiptarëve në këtë vend.
Sidoqoftë, Zyra Federale e Statistikave ka bërë së fundi një listë prej dhjetë komunave me përqindjen më të lartë të banorëve kosovarë, shkruan blick.ch. Qytetarët me shtetësi të dyfishtë nuk llogariten. Numrat janë të vitit 2021. Gazeta në fjalë ka realizuar me këtë rast edhe një reportazh mbi jetën dhe integrimin e shqiptarëve nga Kosova në komunën Egerkingen.
1
Egerkingen (Solothurn)
Komuna e Egerkingen-it zë vendin e parë. Këtu proporcioni i kosovarëve në raport me numrin e gjithmbarshëm të banorëve është 9.3%, pra 391 nga gjithsej 4221 banorët, janë kosovarë. Egerkingen-i ndodhet direkt në autostradë dhe kufizohet, ndër të tjera, me komunat Härkingen, Hägendorf dhe Neuendorf, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, Egerkingen-i është shumë afër Oltenit.
2
Reinach AG
Reinach-u në kantonin Aargau zë vendin e 2 në renditje, me 9.2%. Ky fshat, së bashku me Menziken-in, është qendër ekonomike në Aargaun jugor. 9.2 % dmth 838 persona me shtetësi kosovare jetojnë në këtë lokalitet Reinach-u ka 9108 banorë.
3
Leibstadt AG
Ky fshat është më i njohur për termocentralin bërthamor. Nga 1886 banorë (viti 2021) 157 janë nga Kosova. Kjo është 8.3 %
4
Triengen LU
Çfarë kanë të përbashkët furçat e dhëmbëve, tharëset e flokëve dhe aeroplanët e vegjël? Pikërisht, të treja janë të lidhur me Triengen. Kompania zvicerane Trisa ka selinë e saj këtu. Ajo punëson mbi 1000 njerëz dhe furnizon të gjithë Zvicrën. Përveç një aeroporti për aeroplanë të vegjël, Triengen ka gjithashtu një rrjet të madh rrugor që mund të përdoret për të udhëtuar shpejt në Lucern ose Aarau, shkruan ALB INFO
5
Bottstein AG
Kthehemi në kantonin Aargau. Böttstein ndodhet në Aare në rrethin Zurzach. Nga 4063 banorë 8 %janë me shtetësi kosovare, 325 banorë, përcjell albinfo.ch. Pikërisht përballë, në anën tjetër të lumit Aare, ndodhet Döttigen-i, i cili renditet i 12-ti me 6.7 % të kosovarëve.