Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të shtunë ka thënë se 13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi pavarësinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Osmani tha se 13 vjet më vonë ky opinion duhet të jetë pikëreferimi për vendet që akoma nuk e kanë bërë një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane.
Postimi i plotë i saj:
13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se Kosova dësh. e pavarësisë nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane/InLajmi/