Një automjet i Forcës Sigurisë së Kosovës është vet-aksidentuar këtë të premte në fshatin Cermjan të Gjakovës, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Sheremet Elezaj ku tregoi se shoferi ka pësuar lëndime te lehta trupore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Cermjan- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale shoferi ka pësuar lëndime te lehta trupore /InLajmi/