Anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian, pas dështimit të takimit ku i ftuar për raportim ishte të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili edhe pse e kishte konfirmuar ppjesëmmarjen ai nuk shkoi në takim, raporton InLajmi.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi se “Ne e kemi thirrur për të raportuar për sanksionet, dhe takimin në Bratislavë një takim që nuk duhet të ndodhet atje, por në Bruksel”.
Nga ana tjetër deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për mosraportim.
Sipas saj, skandalet e Qeverisë janë të panumërta dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Njeriu i 2-të i kësaj Qeverie prej marrëzisë dhe skandaleve sot nuk ishte për të raportuar, sepse e gjithë ajo që ka bërë kjo Qeveri janë skandalet e panumërta. Sot Kosova është më keq se kurrë nga brenda më e izoluar se kurrë nga jashtë”, u shpreh Deliu, ndërsa kujtoi sjelljen e ministrit Bislimi në Kuvendin e Kosovës i cili gjuajti me shishe deputetin Mërgim Lushtaku
“Në seancën e fundit kemi parë që numri 2 ushtron dhunë ndaj deputetëve, ata Sa më herët duhet t’i lirojnë pozitat dhe vendi të shkoj në zgjedhje e të kthehet legjitimiteti te qytetarët”, tha ajo.
Kritika ndaj Bislimit, pati edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.
“Kjo është Qeveria më jotransparente dhe është e obliguar Qeveria përmes një rezolutë që të diskutojë për dialogun. Po e shihni se kjo Qeveri po ikë nga deputetët”, tha Kadriaj.
Kujtojmë se Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte i ftuar në komision për integrime për të raportuar lidhur me sanksionet për programin IPA./InLajmi/