Reperi i njohur Xhonatan Isufi, apo siç njihet për publikun Don Xhon ka publikuar këtë të mërkurë këngën e tij më të re me titullin “A m’don”, përcjell InLajmi.
Për tekstin u përkujdes vet reperi, producent i këngës është Big Bang. Projekti që erdhi i shoqëruar bashkë me videoklip, ku i’u besua produksionit “Sekuence”, këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.
Ndryshe, rep-artisti shumë i dashur për publikun është mjaft aktiv edhe me projekte muzikore si edhe me koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës/InLajmi/