Sipas TMZ të hënën, më 17 korrik, një urdhër kërkimi u lëshua nga autoritetet, 27 vjet pas vdekjes së Tupac me armë zjarri.
Emri i gruas është P.C dhe është e martuar me K. D.
Për ata që njohin historinë e Tupac, emri i K. D nuk është aspak i panjohur. Ai është anëtar i bandës kaliforniane të njohur si “The South Side Compton Crips” dhe mik fëmijërie i NWA legjendar
Prej vitesh emri i tij është lidhur me vrasjen e Tupac, në të cilën dyshohet se ishte përfshirë, por nuk është vërtetuar.
Keefe D ka dhënë intervista prej vitesh duke pretenduar se është xhaxhai i të ndjerit Orlando Anderson
Orlando dhe njërëz të tij, përfshirë Keefe, ishin në Las Vegas natën fatale. Të 2 u përplasën me Tupac, Suge Knight dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Death Row në MGM Grand.
Bëhet fjalë për një përleshje që u filmua nga kamerat e vëzhgimit … dhe shumë besuan se Orlando mund të kishte planifikuar një sulm hakmarrës pas përleshjes së Tyson atë natë, shkruan A2CNN.
Orlando kishte mohuar çdo përfshirje përpara se të vritej në një shkëmbim zjarri.