• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Çfarë po ndodhë me shtensionimin e situatës në veri të Kosovës?

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
18 July 2023
në KRYESORE
0 0
0
Çfarë po ndodhë me shtensionimin e situatës në veri të Kosovës?
0
SHPERNDARJE
195
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës rajon i banuar me shumicë serbe janë ata që negociatorët kryesorë të Prishtinës dhe Beogradit duhet t’i diskutojnë në një takim në Bruksel, më 19 korrik.

Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar edhe takimin, edhe pjesëmarrjen e të 2 kryenegociatorëve, Besnik Bislimit nga Kosova dhe Petar Petkoviqit nga Serbia.

Të hënën, derisa disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor janë takuar në Tiranë me komisionarin e BE-së për zgjerim, Oliver Varheyli, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë në ishullin grek të Kretës, për një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor.

Atje, ai është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ndërsa në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se “moti ka qenë më i ngrohtë sesa biseda e tyre”.

Qëndrimi i Kurtit për çështjen e veriut të Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka distancuar atë nga partnerët e tij evropianë, por Qeveria e tij përsërit se “Kosova do ta përmbushë atë për të cilën është pajtuar” dhe se “do të vazhdojë të jetë konstruktive në takimin e radhës në kuadër të dialogut”.

Kështu thuhet në përgjigjen e marrë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës të hënën.

Çfarë ka ndodhur më herët?

Më 10 korrik, Lajçak dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, kanë konfirmuar se në një takim në Bratisllavë kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri.

Një ditë më vonë janë prezantuar edhe hapat konkretë, të cilët parashikojnë tërheqjen e 25% të Policisë së Kosovës nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në fund të verës dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Nga kabineti i kryeministrit të Kosovës thonë se tani i takon Serbisë të shprehë qëndrimet e saj për këtë çështje.

“Sidoqoftë, ne besojmë se Beogradi duhet ta ndalë qasjen e tij destruktive dhe fushatën e frikësimit të serbëve të Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Deri më tani, Beogradi zyrtar nuk e ka thënë qartë nëse kjo marrëveshje për shtensionim është e pranueshme për të, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “mashtrim” të vendeve perëndimore.

Çfarë është bërë deri tani dhe cilët janë hapat e ardhshëm?

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se, javën e kaluar, 25% e Policisë së Kosovës është reduktuar nga dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Policia ka qenë e pranishme në objektet komunale që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë kanë hyrë në zyra, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe.

Kurti ka thënë më 12 korrik se 25% e policëve nuk po tërhiqen nga veriu, por vetëm nga dhe rreth ndërtesave komunale dhe se ata do të vendosen në lokacione të tjera.

Hapa të ardhshëm për shtensionimin e situatës duhet të jenë takimi në kuadër të dialogut dhe organizimi i zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, që zgjedhjet të jenë të suksesshme, është e nevojshme pjesëmarrja e serbëve të Kosovës. Ata i kanë bojkotuar zgjedhjet e fundit në prill, me ftesë të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës Listës Serbe.

Kjo parti, e cila ka mbështetjen e Beogradit, deri më tani, nuk është deklaruar për marrëveshjen për shtensionim të situatës dhe as për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Pyetja e njejtë i është drejtuar edhe BE-së, nëse Serbia pritet të ndërmarrë ndonjë hap për shtensionimin e situatës, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje në të njëjtat pyetje nuk ka kthyer as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

A ka shtensionim pa zgjedhje?

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, vlerëson se pyetja nuk është nëse Kosova dhe Serbia do të ndërmarrin hapa drejt shtensionimit, por kur do ta bëjnë këtë.

Ai beson se Kurti dhe Vuçiq, me zvarritjen që bëjnë, “blejnë kohë”, deri në “qartësimin e situatës gjeopolitike, për shkak të luftës në Ukrainë”.

Megjithatë, shton Hoti, shtensionimi i situatës në veri nuk ka alternativë dhe tani hapi kryesor është sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e parakohshme lokale.

“Nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk ka garanci nga bashkësia ndërkombëtare se serbët do të marrin pjesë në to. Besoj se kësaj radhe do të ketë organizim më të mirë dhe do të sigurohet pjesëmarrja e tyre”, thotë Hoti.

Pse është i diskutueshëm vullneti politik për shtensionimin e situatës?

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se praktika ka treguar se, deri më tani, janë gjetur zgjidhje për kriza të ndryshme në kuadër të dialogut në nivel teknik, por se më pas, sipas tij, ka munguar vullneti politik i 2 udhëheqësve për zbatimin e atyre zgjidhjeve.

Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në nivel të lartë politik aktualisht e udhëheqin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Thelbi i problemit është vakumi i sigurisë dhe institucional, i cili është krijuar kur përfaqësuesit e komunitetit serb janë larguar nga institucionet e Kosovës. Mosangazhimi në këtë drejtim flet për pamundësinë për t’i bindur të 2 palët për një marrëveshje”, thotë Janjiq.

Serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në veri në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së kryeministrit Kurti për t’i riregjistruar makinat me targa të lëshuara nga Serbia në Kosovë.

Prej asaj kohe, ndërmjetësuesit e vendeve perëndimore janë marrë kryesisht me tejkalimin e krizave, shkruan REL.

E fundit, e cila ka shpërthyer në fund të majit, është përshkallëzuar në dhunë, pasi protestuesit serbë janë përleshur me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Tags: BEKFORVeriu i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në 2 ndeshje të Ligës së Konferencës

Postimi tjetër

Pas shpërthimit, rihapet pjesërisht trafiku rrugor në një urë kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë

Të ngjajshme Postime

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
KRYESORE

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve
KRYESORE

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë
KRYESORE

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik
KRYESORE

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative
KRYESORE

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”
KRYESORE

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
Postimi tjetër
Pas shpërthimit, rihapet pjesërisht trafiku rrugor në një urë kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë

Pas shpërthimit, rihapet pjesërisht trafiku rrugor në një urë kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu