Për shkak të situatës në veri, Qeveria ditë më parë u kishte bërë thirrje bashkatdhetarëve që ta shmangin rrugën nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.
Ndonëse në masë më të vogël, bashkatdhetarët edhe këtë vit po e shfrytëzojnë rrugën nëpër Serbi.
Megjithatë, shfrytëzimi më i pakët i kësaj rruge, ka bërë që në pikëkalimin kufitar në Merdar të mos ketë pritje të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë dhe për dalë nga Kosova, si në Merdar, ashtu edhe në pikëkalimet tjera kufitare nuk janë të gjata pos në Dheun e Bardhë ku pritjet janë deri në 90 minuta për të hyrë ndërsa 3-5 minuta dalja.

















