Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Atletikës, për grupmoshën U23.
Ramadani të shtunën gjatë ditës doli i 3 në renditje në disiplinën e hedhjes së gjyles në Espoo të Finlandës.
Atleti mitrovicas nga 6 tentime, të 3 e pati më të suksesshmin. E hodhi gjylen 19.20 metra.
2 vendet e para i fituan atletët gjermanë.
Tizian Lauria medaljen e artë e fitoi me hedhje të gjyles 19.80 metra, kurse gjermani tjetër, Eric Maihoefer, pati hedhje të gjyles prej 19.44 metrave, shkruan Teve1
Rekordin personal të hedhjes së gjyles, Ramadani e ka 19.28 metra.