Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Sveçla, të cilën e quajti skandaloze duke i’u drejtuar se aty je për të mbrojtur ligjin, Kushtetutën e jo për t’i sulmuar mediat, e jo për të cenuar fjalën e lirë, përcjell InLajmi.
Tutje Çitaku tha se Sveçla po sillet si Komisar, ku ajo tha se nuk po flet për gjuhën kundër veteranëve të cilën e quan turp dhe mjerim.
Postimi i plotë i saj:
Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Sveçla.
Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë.
Po sillesh si Komisar.
E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim/InLajmi/