Kuvendi i Kosovës këtë të enjte u përfshi nga tensionet shkak përgjimet që u bënë publike, përcjell InLajmi.
Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka postuar një reagim në profilin e saj ku pretendon se deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku e ka sharë me nënë.
Kurti ka thënë se deputetit Lushtaku i dhimbsen vetëm pronat e babait të tij meqë sipas saj Kosovën e ka dorëzuar.
Postimi i plotë i saj:
Mërgimi që e shau nënën time sot, i dhimben veç pronat e babës. Kosovën e ka dorëzu moti. /InLajmi/
