Të premten, Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan në Bagdad.
Vdekja e tij çoi në një përshkallëzim dramatik në tensionet midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të acaruara që kur Trump në vitin 2018 vendosi që të tërheqë në mënyrë të njëanshme Washingtonin nga pakti i marrëveshjes mbi programin bërthamor të fuqive botërore me Iranin.
Lider Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili vitin e kaluar e nderoi me dekoratën më të lartë të vendit Soleimanin, u zotua për “hakmarrje të ashpër” në përgjigje të vrasjes së tij.
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, IRGC lëshoi dhjetëra raketa balistike kundër forcave ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak.
Në lidhje me krizën siriane, Erdoğan and Putin përsëritën përkushtimin për “sovranitet, pavarësi, unitet politik dhe integritet territorial të Sirisë”.
Në deklaratën e përbashkët gjithashtu bëhet thirrje për më shumë ndihma humanitare “për të gjithë sirianët, pa diskriminim, politizim dhe parakushte”.
Lufta civile në Siri filloi në vitin 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit përdori dhunë për të shtypur protestat pro-demokratike, luftë nga e cila humbën jetën qindra mijëra persona dhe miliona të tjerë u zhvendosën.
Turqia dhe Rusia në shtator të vitit 2018 u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.
Megjithatë, që atëherë më shumë se 1.300 civilë janë vrarë në sulmet e forcave të regjimit dhe Rusisë në zonën e deeskalimit, ndërsa vazhdon të shkelet armëpushimi.
Putin sot mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke” në Stamboll. Dy liderët mbajtën dy takime, para dhe pas ceremonisë.