Në seancen plenare të Kuvendit të Kosovës sot u panë grushte e shumë dhunë nga të zgjedhurit e popullit, përcjell InLajmi.
Shkaku i këtyre grushteve, seanca u ndëpre për 2 orë ku edhe pas fillimit po ka zhvilime, kjo pasi deputetët e PDK-së sërish kanë dalë rreth foltores, duke e bllokuar atë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca paraprakisht e thirri e deputeten Ganimete Musliu që të parashtrojë pyetjen, duke kërkuar që seanca të vazhdojë normalisht.
“Në zgjedhje shkojmë kur të doni. Nëse Kuvendi do ta realizonte këtë agjendën veç sot që e kemi, qeverisë do t’ia rrisnit motivit pernime me shku në zgjedhje”, tha gjithashtu Konjufca. /InLajmi/

















