Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë ka miratuar 2 nisma me shtetin e Turqisë, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme për të 2 shtetet në fushën e sigurisë që lidhen më trajnimet ushtarake, raporton InLajmi.
Sipas ministrit Mehaj, nismat e parë e miratuar është për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës.
Ndërkohë ka shtuar ministri se nisma e 2-të është për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Trajnimin Ushtarak./InLajmi/