Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se audio incizimi i sotëm i publikuar nga gazetari Berat Buzhala, është prerë dhe cunguar dhe se mban interpretime e komente, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë deklaratë të Kusari-Lilës reagoi vet gazetari i cili ironizoi me deputetën e Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Sa qesharake Mimi, pervec tjerash po thote kam me padite Berin se po i interpreton pergjimet:
Ne nderkohe pese studio me plot analista po i interpretojne pergjimet
Do me thane vec une s’paskna drejte me i interpretu?
Adriatik Kelmendi
Leonard Kerquki
Ermal Panduri
Ne asnje moment Mimoza nuk i ka thane Slavkos “nuk kam fole me Milanon pese here”.
Po e bej bast publik: Nese del qysh po thote Mimoza, une e kisha lane punen. Nese nuk del, a largohet Mimoza prej politikes? /InLajmi/