Këtë të martë Lëvizja Vetëvendosje publikoi sërish një video ku linçoi figura të ndryshme publike, përcjell InLajmi.
Kësaj videoi i reagoi nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku e cila tha se Thaçi zyrtarë të kësaj partie ehde nga burgu i frikëson.
Më tej ajo në formë ironoi tha se ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni.
Postimi i plotë i tij:
Hashim Thaçi është në burg. Duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës tonë për liri.
Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë.
Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. Andaj mundohen t’i bëjnë gjygj publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet.
E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë. /InLajmi/