Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, gjatë raportimit të saj në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publikeka ka thënë se pajtohet me të gjeturat e auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”, raporton InLajmi.
Hajdari tha se njërin nga shqetësimet që ka ngritur Auditori, është mungesa e furnizimit me ujë dhe hapja e puseve për nevoja të bizneseve te Parku i Biznesit në Drenas.
Sipas ministres, Kosova nuk ka arritur të zbërthejë potencialin ekonomik privat, dhe tha se zonat ekonomike kanë sjellë vlerë të shtuar dhe nuk kanë qenë tërheqëse për investitorë.
“Në vitin 2021 dhe 2022 kemi kërkuar këtë auditim të performancës sepse nuk kishim politika të mirëfillta për sektorin privat. Kemi zhvilluar strategjinë kombëtare për biznese deri në vitin 2030 bazuar në këto gjetje të auditimit të performancës. Synojmë transformim të industrisë sonë.”, tha Hajdari.
Ministrja tha se duhet një ligj i ri për zona specifike e jo mikse që nuk kanë fokus, dhe se nuk ka pasur administrim të mirëfilltë, kanë ardhur fatura për këto zona për ujë dhe për shërbime tjera.
Deputetja Mirlinda Sadiku-Tishukaj, shpalosi raportin me të gjeturat e Auditorit, ku tha se ka mungesë në zhvillim të ndërmarrjes dhe mungesë të strategjisë.

“Në këtë raport të performancës 2019-22 qëllimi është të shihen hapat që ka marr kjo Ministri për ngritje të kapaciteve të zonave ekonomike. MINT po vepron pa strategji dhe kështu rrezikohen këto zona industriale. Themelimi zonave të lira ekonomike pa studim fizibiliteti 2014-2018, në Mitrovicë, Gjakovë dhe Prizren Qeveria nuk ka arritur t’i funksionalizojë këto zona”, tha ajo.