Goditja e artistëve në skenë teksa ata performojnë po bëhet shumë e shpeshtë dhe e zakonshme. Filloi me goditjen ndaj këngëtares së famshme Bebe Rexha, tekse ajo kondonte për fansat e saj, vijoi me disa artistë të tjerë dhe së fundmi këngëtari Harri Styles është përballur sërish me të njëjtën situatë.
Gjatë performacës në Vjenë, muzikanti u godit nga një send në sy të cilin ende nuk e kanë identifikuar se çfarë ishte, por ajo që dihet është goditja e fortë që e detyroi artistin të ndalonte performancën për disa minuta.
Këngëtari i ‘As It Was’ ishte duke ecur nëpër skenë kur objekti e goditi në sy. Sipas një fanse që ndoqi koncertin, incidenti ndodhi pasi Styles kishte përfunduar performancën e hitit të tij të vitit 2017 ‘Sign Of The Times’. Fansja tha se këngëtari i ktheu shpinën audiencës për disa momente në mënyrë që të mund të “mblidhte veten” përpara se të vazhdonte të performonte.
Ai e mori veten shpejt duke vijuar koncertin, por kjo nuk është hera e parë që ylli i ‘Don’t Worry Darling’ goditet me një objekt në fytyrë gjatë performancës. Edhe muajin e kaluar, Harry u godit në fytyrë nga një tufë lulesh në Cardiff, shkruan Living.al.
Duket se tashmë ky veprim i fansave është pranuar si diçka që do të ndodh në çdo skenë dhe me çdo artist. Jo më larg se një javë më parë pare, ishte këngërtarja e famshme Adele që në fillim të koncertit të saj i parapriu në një mënyrë shumë “funny” fansave duke i paralajmëruar të mos bënin diçka të tillë. Dhe siç duket ia vlejti, këngëtarja fatmirësisht nuk asnjë incident.
