Koreja e Veriut paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos dërgojnë nëndetëse me energji bërthamore me raketa balistike në Korenë e Jugut.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut deklaroi se SHBA po planifikojnë të sjellin një nëndetëse bërthamore strategjike me koka bërthamore në gadishullin korean.
“Lëvizja mund praktikisht të shkaktojë krizën më të keqe në konfliktin bërthamor”, tha një zëdhënës për mediet e kontrolluara nga shteti.
Në dritën e tensioneve në rritje me Korenë e Veriut, SHBA dhe aleati i saj Koreja e Jugut ranë dakord në prill për të rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak. Kjo përfshin një vendosje më të dukshme të sistemeve të armëve strategjike të SHBA, duke përfshirë nëndetëset bërthamore të raketave balistike.
Në varësi të dizajnit të tyre, raketa të tilla mund të pajisen edhe me një ose më shumë koka bërthamore, shkruan ATSH.
Në qershor, forcat amerikane dërguan një nëndetëse bërthamore me raketa në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta.