Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, reagoi ndaj deklarimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasi ky i fundit tha se Kuvendi nuk po arrin të votojë asnjë projektligj dhe zgjidhja është shpërndarja e Kuvendit pët t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja, raporton InLajmi.
Andaj si kundërpërgjigje, Konjufca tha se zgjedhjet e reja mund të mbahen sipas afateve ligjore.
Ai ndërkohë theksoi se pavarsisht kërkesë suaj për zgjedhje, mazhoranca nuk do të votoj për të shkuar në zgjedhje.
“Mos më detyroni. Kjo është arsyeja që sot jeni ardh 90 deputetë a? Pasi me 2/3 , mos i provokoni mazhorancës se këta nuk votojnë me shku në zgjedhje. Nesër zgjedhjet nuk munden me ndodh ato e kanë afatin”, tha Kryeparlamentari Konjufca.
Kuvendi po i vazhdon punimet ndërsa po vazhdojnë edhe përplasjet pozitë opozitë/InLajmi/