Ohri po përjeton verën më të shtrenjtë ndonjëherë. Çmimet në restorantet dhe kafeteritë lokale, veçanërisht ato që ndodhen buzë liqenit, kanë arritur maksimumin. Banorët e Ohrit dhe turistët krahasojnë çmimet me ato në kryeqytetet evropiane. Edhe pirja e kafes behet luks. Për nja kafe me pamje nga liqeni duhet te paguash 2.5 euro.
“Ajo që është e tepruar është e tepruar. Ato çmime prej 200 denarë për kafe nuk janë të mira.”
“Janë shumë të larta, edhe shërbimet në Ohër janë shumë të larta, gjithçka është më shtrenjtë.
20 % të tjerët ankohen. Askush nuk ka faj. Vendi ynë ka lëshuar pe shumë. Ata lartë duhet të rregullohen, që edhe populli të rregullohet”.
“Mendoj se janë të larta, por duke pasur parasysh që Ohri është vend turistik, është e sigurt që një pjesë duhet të ketë çmime më të larta”.
“Çdo gjë është e shtrenjtë, nuk mund të ndajë asgjë, është njësoj sikur të ishe në Greqi apo në ndonjë vend tjetër”.
“Nuk është hera jonë e parë këtu, ne e dimë afërsisht se çfarë dhe si janë”, shkruan AlsatM
Çmimet këtë sezon krahasuar me vitin e kaluar janë të paktën 20 deri në 30% më të larta.