Bashkimi Evropian ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Irak, ku Irani sulmoi me raketa dy baza ushtarake amerikane.
BE u ka bërë thirrje të dy palëve për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se përdorimi i armëve duhet të ndalet, në atë formë që mos të ketë eskalim të situatës dhe t’i lihet hapësirë dialogut.
“Kriza aktuale nuk e afekton vetëm regjionin, por të gjithë ne. Duhet të ndalet përdorimi i armëve, që t’i hapet rrugë dialogut”, ka thënë Von der Leyen në një konferencë të përbashkët me shefin e diplomacisë evropiane, Joseph Borrell.
Sulmet e mbrëmshme të Iranit vijnë si kundërpërgjigje e vrasjes së gjeneralit, Qaseem Soleimani nga dronët amerikanë në Bagdat.
Zyrtarë amerikanë në ndërkohë kanë mohuar zërat se në këto sulme ka ushtarë të vdekur nga SHBA-të.